Ja si mund t’i pastroni enët e gjakut përmes hudhrës

Të mos kishte aromën e fortë që kërkon kohën e vetë për t’u larguar, hudhra do të kryesonte në përbërësit e kuzhinës.
Megjithatë, edhe ashtu siç është, përdoret gjerësisht në gatime dhe jo vetëm. Ajo është cilësuar gjithnjë si kuruese natyrale prandaj edhe njerëzit e përfshijnë në kura të ndryshme popullore, sepse i bën mirë zemrës, sistemit të gjakut etj.
Aroma e fortë e hudhrës vjen prej alicinës, por në Kinë nuk duan t’ia dinë. Ata e mbajnë për 30 minuta një hudhër në gojë, që në mëngjes, sepse vlerat e saj ushqyese, përmes pështymës, pastrojnë enët e gjakut. Pas 30 minutash, pa e përtypur, e heqin. Në rast se ka ngelur pak nga aroma e saj, e përtypin një kokërr kafeje apo një degë majdanozi./21Media
 

Back to top button