Një projekt i ri muzikor nga Leonora Jakupi

 
Këngëtarja Leonora Jakupi ka nisur punën në studio për një projekt të ri muzikor.
Kjo u kuptua përmes një fotografie të publikuar në InstaStory.
Për projektin e ri, këngëtarja po punon në studion “Gem Production”, me tekstshkruesin Avni Qahili.

Vitin e kaluar, Leonora Jakupi ka publikuar albumin e titulluar “Amël”. Pjesë e albumit gjithsej janë pesë këngë.
“A kaloi”, “Dashnia jeme”, “Hajde nxima”, “Centin e fundit”, “Amël”, janë këngët e Leonores që janë pjesë e albumit të saj më të ri./21Media

Back to top button