​Jabllanoviq nuk konfirmon pjesëmarrjen në zgjedhjet në veri, kërkon koordinim me Beogradin

Përfaqësuesit serbë skeptikë për mbajtjen e zgjedhjeve në veri

Në takimin me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani për caktimin e datës së zgjedhjeve në veri të vendit, përfaqësuesit serbë u shprehen skeptik për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat e Kosovës, si në Mitrovicën e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.
Në takimin ku nuk morën pjesë zyrtarë nga Lista Serbe, Aleksandër Jabllanoviq nga Partia Serbe e Kosovës, para gazetarëve në Prishtinë, nuk ka konfirmuar pjesëmarrjen e subjektit të tij në zgjedhjet që pritet të mbahen më 18 dhjetor.
Madje, ish-ministri Jabllanoviq e ka quajtur situatën në veri të komplikuar. Ai tha se për organizimin e zgjedhjeve në veri duhet të ketë koordinim të qartë dhe të afërt me Qeverinë e Serbisë.
Ndërsa, Nenad Rashiq nga Partia Demokratike Progresive, tha se i ka propozuar presidentes shtyrjen e mbajtjes së këtyre zgjedhjeve, pasi që sipas tij, nuk ka kushte për mbajtjen e tyre.
Jabllanoviq, i cili nuk deshi të flas nga foltorja ku bëri adresimin presidentja, tha se nga kjo situatë në veri mund të ketë gjëra të paparashikueshme.
“Çfarë tani mund t’ju them si një njeri i cili vjen nga veriu i Kosovës është se disponimi i shumicës së qytetarëve të veriut, pra të serbeve, është që nuk duhet që tani të dilet në zgjedhje. A do të ndryshoj ndonjë gjë në ndërkohë dhe se në çfarë drejtimi, ajo varet shumë nga disponimi i qytetarëve nga veprimet/potezat e Qeverisë në Prishtinë e sidomos nga veprimet/potezat e Qeverisë sonë në Beograd. Ne duhet që të kemi koordinim të qartë dhe të afërt me Qeverinë e Republikës së Serbisë, sepse këto nuk janë zgjedhje e thjesht, këto janë zgjedhjet në një moment specifik, i cili mund të jetë shumë i paparashikueshëm. Tani për tani nuk kemi marrë përgjigje nga Prishtina për pyetjet që i kemi parashtruar”, tha ai.
Se a do të marrin pjesë në zgjedhje, Jabllanoviq tha se do të marrin parasysh shumë faktor.
“Situata nuk është aq e thjeshtë dhe ka të bëjë me zgjedhjet e thjeshta, është situatë e komplikuar. Ne në këtë mbledhje kemi ardhur thjeshtë me qëllime të mira të dëgjojmë se çfarë do të na thuhet këtu, çfarë është plani i Institutit në Prishtinë për organizimin e këtyre zgjedhjeve dhe asgjë tjetër lidhur me të. Se a do të marrim pjesë në këto zgjedhje varet nga shumë rrethana, por për ne si serb para se gjithash, varet nga disponimi në komunitetin tonë si dhe nga qëndrimet e Beogradit zyrtar. Dhe në fund të fundit kur të gjitha gjëra merren parasysh ne duhet të mbajmë sado pak një lloj komunikimi t’i përcjellim sinjalet e duhura të cilat Qeveria e Serbisë na dërgon. Ne shpresojmë të kemi sinjale në një periudhë në të ardhmen. Presidentes Osmani ne i kemi përcjellur disa dyshime tona rreth disa detajeve të rëndësishme dhe të cilat mungojnë në takimin e sotëm, pra rreth asaj se si do të mbahen ato zgjedhje, cilat janë mangësitë ne terren. Pra tani nuk është momenti duhur për zgjedhje. Do të shohim se ndoshta përgjigjet në këto pyetje do t’i marrim në ndonjë periudhë në të ardhmen. Por, unë mendoj, se si do që të mirët, si ligjërisht ashtu edhe sipas Kushtetutës afati është tepër i shkurtë (brutalisht i shkurtë) dhe nuk ka ndonjë hapësirë të madhe”, tha ai.
Në takimin me presidenten ka marrë pjesë edhe Nenad Rashiq nga Partia Demokratike Progresive, i cili ka mendim të njëjtë me Jabllanoviq.
Rashiq tha se mbajtja e zgjedhjeve në veri mund sjellë tensione dhe përshkallëzim të situatës në ato komuna.
“Unë isha pak më i theksuar se kolegu im, duke thënë se kushte për zgjedhje nuk ka. Pra zgjedhjet si të tilla mund që të përdoren për ngritjen eventuale të tensioneve, konflikteve, incidente dhe për përshkallëzim të disa veprimeve të padëshiruara dhe dhunës. Dhe kam kërkuar që të gjendet një mënyrë tjetër, pra se si t’i shtyjmë zgjedhjet në këtë moment ose të gjejmë mënyrë tjetër se si t’i prolongojmë për një periudhë të caktuar kohore”, tha Rashiq.
Pas takimit me presidenten, Rashiqi foli edhe targat. Ai i bëri thirrje kryeministrit Kurti që ta shtyjë vendimin për targat edhe për dhjetë muaj.
Rashiq tha se nëse nuk ka shtyrje të afatit për shqiptimin e gjobave për ata që nuk i konvertojnë targat, vështirë se mund të flitet për ndonjë rezultat të zgjedhjeve.
“Shfrytëzoj rastin që edhe një herë të lusë kryeministrin dhe të gjithë ata të cilët janë në zinxhirin e vendimmarrjes, që afati që ka qenë i paraparë për konvertimin e tabelave apo më mirë me thanë për fillimin e shqiptimeve të dënimeve apo masave të cilat janë paraparë për sanksionim e njerëzve që vozisni me tabela KM,GL, dhe tabela tjera, të prolongohet ( shtyhet) për 10 muaj, që të gjejmë hapësirë që të mundemi të bisedojmë edhe këtu për zgjedhje në veri apo për çfarëdo zgjidhe taktike strategji dhe afatgjata. Nëse kjo që kemi deri tash nuk vjen deri te një lëvizje apo një mirëkuptimi, më duhet ta theksojë se për fat të keq kam friken se nuk do të arrijmë as të bisedojmë për rezultatet e zgjedhjeve”, tha ai.
Në takim me presidenten kanë marrë pjesë përfaqësues nga Vetëvendosje, Glauk Konjufca, nga PDK-ja, Betim Gjoshi, nga LDK, Imri Ahmeti, dhe nga partitë tjera minoritare, Aleksandër Jabllanoviq nga Partia Serbe Kosovës, Nenad Rashiq nga Partia Demokratike Progresive, Emilija Rexhepi nga NDS, Elbert Krasniqi dhe Faton Peci nga Lista Guxo.
Ndërsa, përveç Listës serbe edhe AAK nuk mori pjesë në takim me presidenten.​Jabllanoviq nuk konfirmon pjesëmarrjen në zgjedhjet në veri, kërkon koordinim me Beogradin

Back to top button