Borrell: Në Kosovë kriza më serioze në 10 vjetët e fundit. Kosova – fleksibilitet për targat, serbët të kthehen në institucione

(Lajm i përditësuar)

Borrelli për propozimin franko-gjerman: Është imi e i Lajçakut, i mbështetur nga Gjermania e Franca 
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka thënë se plani franko-gjerman është propozim që është bërë nga vetë ai dhe emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, e që ka përkrahjen e Gjermanisë dhe Francës.
“Propozimin që kemi prezantuar, e jam i lumtur të them, se Franca e Gjermania kanë qenë përkrahëse të propozimit, i ashtuquajturi propozim franko-gjerman, është propozim nga unë e Lajçaku, që përkrahet nga Gjermania e Franca. Propozimi evropian të them. Ne duam të dalim nga pozita e menaxhimit të krizave. Në dy-tre vjetët e fundit jam marrë me menaxhim të krizave. Targa, apo çfarëdo qofshin ato. Nuk është kjo mënyra se si zgjidhen problemet. Duam një qasje më strukturore. Çështje më të thella, që të parandalohen krizat. Këto janë hapa para, qasje e re. Dua të them se dyja palët, nuk do të thosha se pajtohen, por nuk e refuzojnë propozimin. Kjo është shumë mirë”, ka thënë Borrell.
Ai ka thënë se momentalisht është një krizë e re mes Kosovës e Serbisë ajo e targave. Ai ka thënë se shpreson që të evitohet ndonjë përplasje.
“Nuk mund të hyjë në detaje të propozimit. Janë dy faqe, por mund të them se prezantojnë një rrugë për të shkuar te një zgjidhje që nuk varet te krizat e përditshme”, tha Borrell.
Ai ka thënë se është e qartë se si Kosova ashtu edhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjet e kaluara të arritura në Bruksel. Ai ka thënë se Serbia ka bërë rrugë para gjatë verës, duke arritur marrëveshje për letërnjoftime.
Borrell: Në Kosovë kriza më serioze në 10 vjetët e fundit. Kosova – fleksibilitet për targat, serbët të kthehen në institucione
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Poltikë të jashtme Josep Borrell, tha se Kosova duhet të tregojë fleksibilitet për targat dhe të nisë menjëherë zbatimin e marrëveshjes për Asociacioin e Komunave me shumicë serbe. Ai tha se serbët e Kosovës duhet të kthehen menjëherë në Institucionet e Kosovës.
Borrell foli pas një takimi të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të BE-së në Bruksel dhe gjendjen në Kosovë e cilësoi si krizën më të serioze dhe më të rrezikshme prej dhjetë vjetësh. Borrell tha se kryenegociatorët e Prishtinës dhe Beogradit do të fillojnë menjëherë punën për një zgjidhje për targat dhe se delegacioni i Prishtinës sonte do të arrijë në Bruksel.
“Mund t’ju them se po përballemi me krizën më serioze dhe më të rrezikshme që prej vititi 2013. Të dyja palët duhet të tregojnë gatishmëri që të gjejnë rrugën përpara që të ulin tensionet. Nuk është e pranueshme nga ansjëra palë që të shkelin ose të mos përmbushin obligimet e dialogut. Kryenegociatorët do të nisin të punojnë këtu në Bruksel në hapat vijues; Do të nisin që sonte. Pala kosovare arrin sonte. Unë jam i gatshëm që të thërras liderët nëse negociatorët arrijnë të avancojnë drejt zgjidhjes praktike rreth çështjes së targave përpara 21 nëntorit. Ne nuk mund të arrijmë tek kjo datë pa një marrëveshje ose do të mbesim në duart e një situate të rrezikshme. Largimi i policëve, i punonjësve të sistemit të drejtësisë, ka krijuar një vacuum në Kosovë dhe në këtë vacuum më e keqja mund të ndodhë. Të dyja palët duhet të tregojnë më shumë fleksibilitet. Porosia e Këshillit është e qartë na duhet një përparim real. Ne kemi prezantuar një propozim. E falenderoj Gjermaninë dhe Francën për mbështetjen e fuqishme për këtë propozim. Serbet e Kosovës duhet të kthehen në institucione. Autoritetet e Kosovës duhet të tregojnë felksibilitet rreth targave dhe të punojnë në zbatimin e marrëveshjes për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe pa shtyrje. Ata që aspirojnë të ardhmen evropiane ne presim të sillen në mënyrë evropiane. Ne presim të shohim vullnet për të gjetur zgjidhje evropiane. Ky është parakusht themelor. Ata janë në udhëkryq dhe duhet të tregojnë cilën rrugë do ta marrin; drejt BE-së apo drejt të kaluarës”, tha Borrell./21Media

Back to top button