Jahjaga përkujton 1 milionë hebrenjtë e vrarë

Jahjaga vizitoi kampin Auschwitz

Ish Presidentja Atifete Jahjaga, ka vendosur kurorë lulesh në kampin Auschwitz, ku një milionë hebrenjtë u vranë nga nazistet.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se ky vend mbetet përkujtim i krimeve kundër njerëzimit.

“Gjatë qëndrimit në Poloni, vendosa një kurorë lulesh ne Auschwitz, kampin më të madh të përqendrimit të Luftës së Dytë Botërore. Në këtë kamp përqendrimi nazist afro një milion hebrenj u vranë në mënyrën më mizore.
Auschëitz mbetet një përkujtim makabër i krimeve kundër njerëzimit dhe përkujtues se duhet të jemi gjithmonë të vëmendshëm për rrezikun e përsëritjes së një tmerri të tillë.
Kryesit e krimeve janë individë, por përgjegjësia për lejimin e tyre është kolektive” ka shkruar Jahjaga/21Media

Back to top button