U ofertua Bono Thesari 12 mujor

Norma e interesit për ankandin ishte 0.27% vjetore

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur ankandin e radhës të letrave me vlerë, ku u ofertuan Bono Thesarin 12 mujor në vlerë nominale prej 30 milionë eurove.

Fondet e huazuara përmes këtij ankandi do të përdoren për rifinancimin e Bonove 12 mujore të emëtuara më parë.

Sipas një komunikate të Ministrisë së Financave, në këtë ankand, tregu shfaqi kërkesë për blerje në vlerë 43.15 milionë euro, kurse është pranuar vetëm shuma e shpallur paraprakisht e që është 30 milionë euro.

Norma e interesit për këtë ankand ishte 0.27% vjetore.

Back to top button