Jamie Shea: Vuçiq duhet të zgjedh mes dy karrigeve

Veterani i NATO-s, një njeri që ka mbajtur poste të ndryshme në Aleancë për 38 vjet, Jamie Shea ka thënë se agresioni ushtarak i Vladimir Putinit në Ukrainë i ka ndryshuar gjërat.
Shea gjatë një interviste për mediet kroate u shpreh se presidenti i Serbisë, Aleksadar Vuçiq duhet të zgjedh mes dy karrigeve, duke aluduar në mes Perëndimit dhe Rusisë, transmeton rtv21.tv.
“Pushtimi i Putinit në Ukrainë i ndryshoi gjërat. Vuçiq duhet të kuptojë se Perëndimi dhe Rusia do të largohen gjithnjë e më shumë për shkak të luftës në Ukrainë dhe se nuk do të jetë më e mundur të ulesh në dy karrige. Ai do të duhet të zgjedhë. Vuçiq thuhet se tha se do ta bënte këtë në gjashtë javët e ardhshme. I takon atij të vendosë. Besoj se Serbia duhet të vendosë për BE-në, e cila i ofron një të ardhme më të mirë ekonomike dhe zhvillim demokratik”, theksoi Shea.
Sipas tij, BE-ja më në fund e ka kuptuar se Ballkani është një temë e rëndësishme për Evropën.
“Politika e kaluar ishte e keqe, ajo e vuri të gjithë përgjegjësinë për anëtarësimin në kurrizin e vendeve të rajonit, BE-ja duhej të ndihmonte më shumë dhe të ishte më aktive për të ndihmuar transformimin. Tani kemi sërish shumë aktivitete, shohim se kancelari gjerman Olaf Scholz organizoi një takim mes Vuçiqit dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti. Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock pati një turne të madh në rajon. I dërguari i SHBA-së Gabriel Escobar është gjithashtu aktiv. Perëndimi tregon se Ballkani është sërish i rëndësishëm për të”, u shpreh tutje ai./21Media

Back to top button