Ministri Likaj tregon përgatitjet që janë bërë për fillimin e viti shkollor

 

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj sot gjatë konferencës për media deklaroi se janë pastruar dhe dizenfektuar shkollat, si dhe janë vendosur udhëzues për sjellje ne shkollë në kohë pandemie, si dhe është organizuar hartuesi për fillimin e vitit të ri shkollor 2020/2021 me tre skenarë.

Ministri tha se është përgatitur plani pë ri-mësimin master plani për ri-mësimin, i cili sipas tij, është hartuar me vendim të posaçëm nga qeveria e Kosovës, me një buxhet shtesë prej 12.5 milionë euro, shkuan rtv21.tv

Ai më tutje shtoi se secili institucion arsimor e ka krijuar tasforcën e vetë dhe në varësi nga kushtet fizike, përgatitjet që i ka bërë por edhe umrit të nxënësve nënivel me taskforcën në nivel të DKA-ve mund të organizojë mësimin sipas secilit skenarë për të gjitha klasat.

“Është publikuar kalendari për vitin e ri shkollor, janë shpërndarë tekstet shkollore për të gjitha shkollat e republikës së Kosovës, është bërë planifikimi për orarin e reduktuar në kushte të pandemisë, janë trajnuar mësimdhënësit për zbatimin e kurrikulës ë re…”, u shpreh Likaj.

Ai shtoi se gjatë vikendit është i obliguar i tërë stafi i MASH-DKA-ve që të vizitojnë shkollat. Ministri Likaj ndër të tjera, shtoi se një orë në javë t’i kushtohet të rejave rreth pandemisë në vazhdimësi.

Ndryshe, nesër do të fillojë viti i ri shkollor 2020/2021 në vendin tonë./21Media

Back to top button