Likaj me një mesazh për mësimdhënësit dhe prindërit

 

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, ka numëruar angazhimet që ka bërë kjo ministri dhe institucionet tjera arsimore e shëndetësore, për një fillim të mbarë të vitit të ri shkollorë.

Ai në një konferencë për media ka thënë se, e vetmja mënyrë për të luftuar përhapjen e virusit Covid-19 është prishja e ciklit të transmetimit të tij, duke respektuar me përpikëri të gjitha udhëzimet dhe rekomandimet.

“MASh sipas planit të detajuar në master plan, ka paraparë një shumë të konsiderueshme monetare për financimin e shpenzimeve të komunave. Në kuadër të këtyre shpenzimeve bëjnë pjesë mirëmbajtja, dezinfektimi dhe pastërtia. Këto mjete do t’i ndahen javën që vjen komunave proporcionalisht bazuar në numrin te nxënësve. Të gjithë pjesëmarrësin në shkollë janë të obliguar të bartin maska, MASh-t ka shpërndarë rreth një gjysmë milioni maska në të gjitha shkollat në territorin e Kosovës. Në rast nevoje është paraparë angazhimi me normë plotësuese i rreth 1000 mësimdhënësve për 9 muaj, treqind mësimdhënës në gjendje të renduar shëndetësore do të jenë jashtë procesit dhe do të jenë të mbuluar financiarisht, 100 punëtorë teknik etj”, tha ai.

Ministri ka edhe një kërkesë për prindërit e nxënësit.

“Prindër dhe mësimdhënës, jemi të vetëdijshëm për rrethanat që kemi kaluar dhe po kalojmë, është shumë me rëndësi kontributi juaj në rritjen e vetëdijes së nxënësve për rëndësinë e higjienës dhe kujdesit brenda dhe jashtë arsimore. E vetmja mënyrë për të luftuar përhapjen e virusit Covid-19 është prishja e ciklit të transmetimit të tij, duke respektuar me përpikëri të gjitha udhëzimet dhe rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë, Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës dhe udhëzuesi i përgjithshëm MASh”, ka thënë ai.

Likaj ka thënë se ora e parë e mësimit do t’i kushtohet pandemisë.

Ndërsa, ministri i shëndetësisë, Armend Zemaj ka treguar për masat që janë ndërmarrë për mbretje nga virusi, si dhe masat që do të ndermirën në rast se nuk respektohet udhëzuesi dhe protokollet për mbrojtje nga Covid-19.

Zemaj ka thënë se të gjitha masat janë marrë në bashkëpunim me të gjitha organet kompetente që janë për mbrojte nga pandemia Covid-19, duke shtuar se javën e ardhshme, do të vëzhgojnë se si po ecën puna në të gjitha shkollat e Kosovës.

Ai gjithashtu ka thënë se lufta që i është bërë pandemisë ka sjellur rezultate të mira, dhe prapë nuk do të ndalen sepse virusi është ende prezent.

Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani ka folur për masat anti-Covid në institucionet shkollore.

Ramadani ka thënë se me angazhimin e institutit, Kosova është vendi më i sigurti në rajon dhe për këtë ka edhe fakte. Ai thotë se gjitha shkollat do të hapen falë përgatitjeve të parakushteve në detaje që i kanë bërë.

Sipas tij, është top prioritet shëndeti i fëmijëve dhe çdo rast që raportohet nga taskforca e shkollës, instituti kombëtar pa humbur kohë do të merret me atë rast.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari ka lutur mësimdhënësit që të raportojnë për çdo rast në mënyrë që ato raste të evidentohen sa me lehtë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë. 

Back to top button