Japonia në koordinim me G7-ën për sanksionet ndaj Rusisë

Qeveria japoneze tha të martën se do të vazhdojë të punojë me G7-ën për të vendosur sanksione kundër Rusisë dhe për të ofruar ndihmë për Ukrainën.
“Agresioni i Rusisë kundër Ukrainës është një situatë që trondit themelet e rendit ndërkombëtar dhe Japonia po merr masa vendimtare, duke përfshirë masa të forta të paprecedentë kundër Rusisë, në bashkëpunim të ngushtë me G7. Ndërsa agresioni është zgjatur, ne përsëritëm njohjen tonë të situatës aktuale dhe diskutuam reagimin e qeverisë në vazhdim”, tha shefi i kabinetit, Hirokazu Matsuno.
Komentet e tij pasuan një takim të mbajtur me anëtarë të lartë të qeverisë japoneze, në të cilin kryeministri Fumio Kishida u tha ministrave të punonin ngushtë me G7 për të siguruar furnizime të qëndrueshme me energji dhe se mbrojtja e Japonisë është e sigurt./21Media

Back to top button