KDI publikon analizën “Dialogu Kosovë-Serbi: “Një hap para, tre hapa prapa”

Kryeministri Albin Kurti ka pasur vetëm një raportim me vet-iniciativë për çështjet e dialogut.
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) shpalosi sot analizën e shkurtër lidhur m çështjen e dialogut – “Dialogu Kosovë-Serbi: një hap para, tre hapa mbrapa”.
“Kjo analizë fokusohet në tri aspektet të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, nevojën për progres drejt marrëveshjes finale, nevojën për zhvillimin e dialogut të brendshëm me komunitetin serb në Kosovë, si dhe nevojën për rritje të transparencës dhe llogaridhënies së Qeverisë ndaj Kuvendit dhe publikut të gjerë lidhur me këtë proces”, kanë thënë nga KDI.
“Ka pasur vetëm një raportim me vetiniciativë në qershor të kaluar. Në këtë drejtim ne si KDI konsiderojmë se Qeveria e Kosovës duhet të hartojë një raport gjithëpërfshirës. Raporti i fundit është publikuar në qershor të vitit të kaluar. Duhet të ketë edhe një konsensus politik, duhet të ketë një bashkëpunim më të madh ndërpartiak”, ka deklaruar Haxholli.
Violeta Haxholli nga KDI, ka theksuar se “vazhdimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë mbetet faktor i rëndësishëm për politikën e jashtme të Kosovës në veçanti, por edhe stabilitetin në rajon në përgjithësi”.
Ajo shtoi se, “Kosova dhe Serbia, ndonëse për më tepër se një dekadë po negociojnë nën platformën e BE-së, ideja e bisedimeve dhe epilogut final mbetet akoma e paqartë. Me gjithë marrëveshjet e shumta përgjatë gjysmës së parë të procesit, dialogu ka prodhuar paqartësi, ndërsa dy vendet ende nuk kanë arritur një marrëveshje finale. Diskutimet në kuadër të dialogut janë zhvilluar kryesisht për tema teknike, për të cilat është diskutuar e ri diskutuar varësisht nga zhvillimet në terren”.
“Deri më tani është arritur vetëm marrëveshja për energjinë, por as kjo nuk po zbatohet. Çështja më urgjente është se palët duhet t’i kthehen diskutimeve për elementet lidhur me marrëveshjen finale. Si duket ka hezitim nga pala serbe që dialogu të shkoj drejt marrëveshjes finale”, ka thënë Haxholli.
Haxholli theksoi se, “që kur kanë rifilluar takimet e dialogut në Bruksel pas zgjedhjes së Qeverisë së re në Kosovë, mbi më shumë se një vit temat të cilat janë diskutuar kanë qenë liria e lëvizjes, konkretisht çështja e tabelave të veturave, energjia dhe çështja e personave të pagjetur. Pas shumë përpjekjeve palët janë dakorduar për një udhërrëfyes për zbatimin e marrëveshjes për energji, ndërsa ende nuk ka marrëveshje për lirinë e lëvizjes dhe personat e pagjetur”.
“Ky vakuumi që po ekziston po mbushet me informacipne të pasakta nga pala serbe dhe po rritet ndikimi i Serbisë tek ky komunitet. Kampanjat duhet të shkojnë përtej postimeve në Facebook të Qeverisë së Kosovës. Element të rëndësishëm e konsideroj edhe transparencën. Nga takimi i fundit, nga Qeveria e Kosovës nuk kemi pasur informacione se çfarë është diskutuar nga ky takim./21Media

Show More
Back to top button