Jasharaj: Dyert i kemi të hapura për arritjen e një marrëveshjeje

Kryetari i SBASHK, Rrahman Jasharaj ka deklaruar se arsimi do të hyjë në grevë të përgjithshme nga data 24 ose 25 gusht deri në arritje të një marrëveshje me Qeverinë e Kosovës .
“Dyert i kemi të hapura për arritjen e një marrëveshjeje. Të fillohet me 100 euro mbështetje, pasi ka rritje të tmerrshme të çmimeve”, u shpreh mes tjerash Jasharaj sot gjatë konferencës së mbajtur për media.
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura Kosovës shpalli sot grevën e përgjithshme.
Në një konferencë për media ata thanë se u detyruan për shkak të mungesë të dialogut me Qeverinë./21Media

Back to top button