Pezullohet greva

(Live update)

Orët e humbura nuk do të zëvendësohen
Kryetari i SBAShk-ut, Rrahman Jasharaj, përmes konferencës së mbajtur së bashku me BSKP-n ka njoftuar se mësimi do fillojë të hënën mirëpo orët e humbura të mësimit nuk do të zëvendësohen.
Jasharaj, i bëri thirrje Qeverisë që të reflektojë deri në muajin janar dhe të zgjidh problemin dhe kërkesat e SBAShK-ut.
 
Jasharaj: Janari vjen shpejt
Tutje, Jasharaj tha se uron që kjo kohë të shfrytëzohet për dialog.
“Sepse janari vjen shpejt e nuk është mirë greva të përsëritet.”, tha Jasharaj. Ai shtoi pezullimi i grevës nuk do të thotë fitore e qeverisë, sipas tij nuk ka fituar askush. I pari i SBASHK konsideroi se pezullimi i grevës vije për shkak se po shkaktohen dëme të mëdha në arsim. theskoi po ashtu se nuk do të iu gjunjëzohen qeverisë “as kësaj dhe as një qeverie tjetër”, pohoi Jasharaj.
I pyetur se si do të veprohet pas janarit në rast të mos gjetjes se një zgjedhje, ai tha se është herët të flitet për veprimet pas janarit.
 
Pezullohet greva
Kryetari i SBASHK, Rrahman Jashari  njoftoi se greva institucionet publike do të pezullohet deri në muajin Janar të vitit 2023. Mësimi do të fillojë të hënën me 3 tetor.
“Qeveria dhe opinioni le ta dinë qe greva nuk po mbyllet, por po pezullohet deri në janar 2023”, tha Jasharaj.
Dje, 54% e mësimdhënësve kanë votuar pro pezullimit të grevë, Jasharaj për këtë tha e diferenca në votimin e nuk ishte e madhe. /21Media

Back to top button