Jashari: Veseli dhe Thaçi më kanë kërkuar të jem kandidat i PDK-së për kryetar të Skenderajt

Kryetari në largim i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari tregoi se si PDK-ja në zgjedhjet lokale të 2017 e kanë vendosur atë si pretendent të përshtatshëm, pasi njerëzit e partisë nuk po arrinin të pajtoheshin për postin e kryetarit.
Në emisionin “Kallxo Përnime” Bekim Jashari tha se mospajtimet kanë nisur kryesisht pasi Sami Lushtaku nuk po pajtohej që kandidat të ishte Nuredin Lushtaku, por dikush tjetër. Pas kësaj, ai tha se ish-lideri, Kadri Veseli e ka propozuar Bekim Jasharin për kandidat./kallxo

Back to top button