Jennifer Lopez ndryshon mbiemrin pas martesës

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë martuar në Las Vegas, tre muaj pasi u fejuan sërish. 52 vjeçarja kishte veshur dy fustane mahnitëse për ditën e madhe.

Lopez u rregullua nga artisti i famshëm i flokëve, Chris Appleton.

Jennifer do të marrë gjithashtu mbiemrin e Affleck. Zyra e regjistrimit të Clark County tregon se ylli i popit do të ndryshojë emrin e saj në “Jennifer Affleck”.
Kjo është martesa e dytë për Affleck, i cili ka tre fëmijë nga lidhja me aktoren Jennifer Garner, me të cilën u shkurorëzua në vitin 2018.

J.Lo ka pas vetes tri martesa: me kamerierin kubanez Ojani Noa (shkurt 1997-janar 1998), valltarin Cris Judd (shtator 2001-qershor 2002) dhe këngëtarin Marc Anthony, me të cilin u nda në vitin 2011 pas shtatë vitesh martsë dhe ka fëmijë binjakë./21Media
Back to top button