Borrell: Zhbllokimi i eksporteve të grurit ukrainas është një çështje “jete a vdekje”

Zgjidhja e bllokadës së Rusisë ndaj furnizimeve me drithëra ukrainase është një çështje “jete dhe vdekjeje për shumë qenie njerëzore”, tha të hënën shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.
“Rusia duhet të zhbllokojë dhe të lejojë eksportin e grurit ukrainas”, u tha Borrell gazetarëve përpara një takimi të ministrave të jashtëm evropianë në Bruksel.
Ministri i Jashtëm i Kievit, Dmytro Kuleba pritet të marrë pjesë në takim dhe të raportojë mbi situatën në terren, transmeton rtv21.tv.
Tutje Borrell tha se ministrat do të diskutojnë se si të zbatojnë më mirë sanksionet kundër Rusisë dhe të rrisin mbështetjen ushtarake për Ukrainën.
Të mërkurën, Komisioni i BE-së do të diskutojë furnizimin me gaz dhe mbështetjen e bllokut nga energjia ruse.
Ai shtoi se Komisioni dhe Këshilli i BE-së ishin të përgatitur për t’u përballur me “çdo situatë të mundshme”./21Media

Back to top button