Jep dorëheqje kryeministrja e Britanisë së Madhe, Liz Truss

Liz Truss ka dhënë dorëheqje nga pozita e kyreministres së Mbrëtërisë së Bashkuar.
Duke folur jashtë Doëning Street, ajo tha se ka njoftuar mbretin Charles se po jep dorëheqjen si udhëheqëse e Partisë Konservatore.
Para dhjetëra gazetarëve Truss deklaroi se erdhi në detyrë në një kohë “paqëndrueshmërie të madhe ekonomike dhe ndërkombëtare”, përcjell portali rtv21.tv
Ajo tha se qeveria e saj përmbushi faturat e energjisë dhe shkurtoi sigurimet kombëtare dhe kishte vendosur një vizion për një “ekonomi me rritje të lartë të taksave të ulëta”.
Truss poashtu tha se  u takua sot me kryetarin e Komitetit të vitit 1922, Sir Graham Brady. Ata ranë dakord që brenda javës së ardhshme do të ketë zgjedhje për lidershipin, duke shtuar se ajo do të qëndrojë si kryeministre derisa të zgjidhet një pasardhës./21Media

Back to top button