Tre pikë të reja për Ballkanin, Drenica befason Gjilanin

Kanë përfunduar edhe dy ndeshje tjera të xhiros së 12-të në Superligën e Kosovës.
Në Suharekë, Ballkani mori tre pikë të reja nga ballafaqimi me Trepçën ’89, skuadër të cilën e mposhti me rezultat 2-0.
Ermal Krasniqi në minutën e 48’ dhe Albion Rrahmani në të 73-tën (nga penalltia) shënuar për skuadrën e Ilir Dajës që tani është ngjitur në kuotën e 25 pikëve, vetëm dy më pak se lideri i tabelës Drita.
Në ndeshjen tjetër, Gjilani është befasuar në shtëpi duke u mposhtur nga Drenica me rezultat 2-0.
Dy gola u shënuan në 10 minutat e fundit. Meziu në minutën e 81’ dhe Veliqi në të 86-tën ia dhanë tre pikë jashtëzakonisht të rëndësishme Drenicës.
Gjilani ka 18 pikë në vendin e katërt, kurse Drenica është një pozitë më poshtë me dy pikë më pak.

Back to top button