Jerusalem Masters 2022, Krasniqi lufton për të artën e Gjakova për të bronztën

Xhudistet Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Laura Fazliu e Loriana Kuka po përfaqësojnë Kosovën në Jerusalem Masters, Izrael 2022.
Gara nisi sot, ku Distria dhe Nora të parat nisën ndeshjet e tyre.
Krasniqi në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë mposhti në vazhdime me 3 dënime për Ippon, amerikanen Angelica Delgado.
Në çerekfinale, Distria me 2 Wazaari për Ippon spanjollen, Ana Perez Box.
Gjakova në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë mposhti me Ippon polaken, Julia Kowalczyk.
Në çerekfinale, ajo humbi me Wazaari nga francezja, Sarah Leonie Cysique.
Distria tashmë në finale, ndeshet për medalje të artë kundër Chelsie Giles.
Ndërsa, Nora do të ndeshet për medaljen e bronztë kundër Mimi Huh./21Media

Back to top button