Jimmy Kimmel konfirmoi se do të jetë nikoqir i Oscars 2023

Jimmy Kimmel konfirmoi se do të jetë nikoqir i Oscars 2023

Jimmy Kimmel do të rikthehet për të organizuar Oscars për herë të tretë në vitin 2023.
Ishte vetë prezantuesi që konfirmoi se do të dalë sërish në skenë në Teatrin Dolby.
“Të jesh i ftuar për të organizuar Oscars për herë të tretë është një nder i madh ose një kurth. Sido që të jetë, i jam mirënjohës Akademisë që më pyeti kaq shpejt pasi të gjithë të mirët thanë jo”, tha Kimmel.
Në muajin shtator, Glenn Weiss dhe Ricky Kirshner nga White Cherry Entertainment janë emëruar producentë ekzekutivë për transmetimin e ardhshëm të Oscars. Ata thanë se janë të emocionuar që kanë Kimmel në bord dhe se e dinë që ai është gati për çdo gjë.

(Mark Ralston/AFP/Getty Images)

Ceremonia e 95-të e çmimeve Oscar do të mbahet të dielën, më 12 mars 2023.

Kimmel, 54 vjeçar, është një nga drejtuesit më të gjatë të talk show-ve në historinë e televizionit amerikan, pasi kohët e fundit nënshkroi një zgjatje të kontratës tre-vjeçare me Jimmy Kimmel Live të ABC./21Media

 

Back to top button