Johnson dënon bombardimin e spitalit: Do të kërkojmë llogari nga Putini

Kryeministri britanik, Boris Johnson dënoi të mërkurën bombardimin e një spitali për fëmijë dhe maternitet në qytetin jugor të Ukrainës, Mariupol, duke thënë: Ka pak gjëra më të çoroditura sesa të synosh të pambrojturit, transmeton rtv21.tv.
Në një postim në Twitter, ai tha se Britania “është duke eksploruar më shumë mbështetje për Ukrainën për t’u mbrojtur kundër sulmeve ajrore dhe ne do të mbajmë Putinin përgjegjës për krimet e tij të tmerrshme”, duke shtuar hashtag “#PutinMustFail”. në shqip “#Putini duhet të dështojë”.
Këshilli i qytetit të Mariupolit ka postuar video të një materniteti dhe spitali fëmijësh të shkatërruar në qytet dhe ka akuzuar forcat ruse se kanë hedhur disa bomba mbi të nga ajri./21Media

Back to top button