Mahnitëse, “syri i peshkut” në shkëmb

Një formacion ngricash në një shkëmb, që i ngjan një syri peshku, është pikasur nga një fotograf.
Leigh Pugh shpresonte të merrte një fotografi të lindjes së diellit në Distriktin Derbyshire Peak kur ndjeu se “po vëzhgohej”.
Ai postoi foton e tij të pellgut të ngrirë në mediat sociale, ku shumë përdorues thanë se shkëmbi i ngjante kokës së një peshku – apo edhe të një dragoi.
51-vjeçari tha se ishte “thjesht në vendin e duhur në kohën e duhur”, transmeton rtv21.tv.
Pugh vuri re formacionin e çuditshëm javën e kaluar në Stanton Moor Edge, afër Birchover.
“Ndërsa u ktheva nga koka mbrapa, e vura re që po më shikonte – nuk mund ta besoja se sa e gjallë ishte me shtresën e trashë të ngricës”, tha ai.
“Kështu që zhgënjimi im për lindjen e diellit ia vleu me këtë zbulim fantastik”, shtoi ai.
Pugh, nga Anglia tha se nuk kishte parë kurrë diçka të tillë më parë, duke shtuar se nuk pret që ta bëjë më kurrë./21Media

 

Back to top button