Kaloni te përmbajtja kryesore

Johnson: Putini duhet të dështojë

Kryeministri britanik, Boris Johnson, sot u zotua se Mbretëria e Bashkuar do të “vazhdojë të ushtrojë presion maksimal” ndaj Rusisë.

Veprimet e Mbretërisë së Bashkuar dhe aleatëve të saj perëndimorë do të sigurojnë që Vladimir Putin “të ndjejë pasojat e veprimeve të tij”, tha Johnson, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv

“Ne flasim me një zë kur themi, Putini duhet të dështojë”.

Johnson i bëri këto komente përpara një vizite zyrtare në Poloni dhe Estoni, ku do të takohet me krerët e NATO-s dhe do të vizitojë trupat britanike.

“Ne kemi vlera të përbashkëta që janë më të rëndësishme se kurrë për t’u mbrojtur, pasi situata humanitare përkeqësohet” u tha ai gazetarëve./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button