Johnson thotë se Rusia ka ende kohë të tërhiqet

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson ka folur për situatën në Ukrainë dhe Rusi.
“Ka ende kohë që regjimi i Putinit të tërhiqet. Ka ende kohë për të shmangur një katastrofë, një katastrofë për Rusinë, një katastrofë për Ukrainën dhe për botën”, tha ai, transmeton rtv21.tv.
Johnson tha se nëse Rusia do të pushtonte “ky do të ishte një konflikt i përgjakshëm dhe i zgjatur në të cilin, kam frikë, do të ketë shumë viktima dhe duke përfshirë shumë viktima ruse. Unë vetëm shpresoj që njerëzit në Rusi ta shohin këtë”./21Media

Back to top button