Jonathan Hargreaves zgjedhet ambasador i Britanisë në Kosovë

Ambasada britanike ka njoftuar se Jonathan Hargreaves, është emëruar ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovë, kështu duke pasuar Nicholas Abottin.

Në njoftimin e Ambasadës britanike është bërë e ditur se Abbott do të transferohet diku tjetër në shërbimin diplomatik.

Hargreaves do të nis detyrën në fillim të vitit 2024.

“Jonathan Hargreaves është emëruar ambasador në Republikën e Kosovës në vend të z. Nicholas Abbott, i cili do të transferohet në një tjetër emërim në Shërbimin Diplomatik”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button