Jugu i Shqipërisë në flakë, angazhohet edhe ushtria

Helikopteri “Cougar” dhe rreth 30 efektivë të Forcave të Armatosura janë ri-angazhuar mëngjesin e sotëm në operacionin për shuarjen e zjarrit intensiv në fshatrat e bashkisë Dropull.
Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili pohon se zjarri masiv ka krijuar problematikë edhe në fshatrat Pecë dhe Kardhikaq të bashkisë Finiq.
“Nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile po punohet me forcat dhe automjetet zjarrfikëse të bashkive Finiq, Delvinë, Sarandë, Dropull, Gjirokastër dhe Përmet për të stabilizuar situatën e krijuar prej ditës së djeshme”, tha Peleshi.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?