Jung HoYeon, koreanja e parë në kopertinën e revistës Vogue

 
Numri i ri i revistës amerikane Vogue për shkurt 2022, në kopertinën e saj ka një yll të ri filmi, e cila ka bërë bujë në mbarë botën. Fjala është për yllin e serisë së famshme koreane Squid Game, Jung HoYeon.
Me fjalë të tjera, kjo aktore bëri histori me këtë paraqitje, pasi që u bë koreanja e parë në kopertinën e kësaj reviste amerikane.
Jung Ho Yeon pozoi e veshur me një pelerinë të Louis Vuitton dhe fustan me xixa.
Kjo aktore në vesh vuri vathë të Alexander McQueen, të cilët duket se kompletuan dukjen e saj.
Në këtë numër të revistës Vogue, kjo aktore e cila është edhe modele, foli për karrierën e saj dhe betejën që ka me vetëbesimin.
Ajo ka thënë se e ka të vështirë të besoj se si arriti Squid Game të bëhet fenomen botëror, ku vetëm brenda katër javësh e ndoqën 142 milion dashamirë të filmave.
Brenda tri javësh ransmetimi të serisë në Netflix, ajo pa se numri i fansave të saj në Instagram u shtua nga 400 mijë në 15 milion.
Videot e Jung Ho Yeon në Tik Tok kanë 3.5 miliard shikime.
Kjo modele e bërë aktore ka thënë se kur ishte e vogël, nuk ka menduar se do të bëhej modele, por ajo është e gjatë një metër e 75 cm dhe siç ka treguar, kur është takuar me njerëz në rrugë, i kanë sugjeruar që të bëhet modele.
Për herë të parë në pistën e modës u paraqit në Paris në vitin 2016, ku edhe tërhoqi vëmendjen e disenjatorit Nikola, të Louis Vuitton. Jung Ho Yeon në moshën 22 vjeçare u angazhua në fushata të prezantimit të veshjeve për Louis Vuitton, Marc Jacobs e Channel.
Kështu, me kalimi e viteve, ajo u ftua që të paraqitet me rol edhe në serinë Squid Game, ku edhe u bë e famshme ndërkombëtarisht.
Numri i ri i revistës amerikane Vogue do të dalë në shitje me 18 janar 2022./21Media
https://www.youtube.com/watch?v=MgtHEstylwU

Back to top button