Justin dhe Hailey po bëhen prindër për herë të parë?

Këngëtari kanadez, Justin Bieber dhe bashkëshortja e tij Hailey Bieber, kanë ngritur dyshimet se së shpejti do të bëhen prindër.
Justin u kap nga kamerat gjersa kishte vendosur dorën në barkun e 24 vjeçares.
Kaq u desh që të gjithë të aludojnë për një shtatzëni të mundshme të Hailey.


Ende nuk është konfirmuar asgjë, por fotografitë e dyshes kanë bërë gjiron në rrjet.
Paraqitja e dyshes në Met Gala është e para e tyre si çift.
Kjo nuk është hera e parë që çifti ndezin rrjetin me lajme për shtatzëni të mundshme të Hailey.
Pasi u publikua kënga “Peaches”, këngëtari në një postim në Instagram referohet me “Nëna dhe babai” dhe kjo nxiti thashetheme që Hailey është në pritje të ëmbël./21Media

Back to top button