Në 24 orët e fundit tre persona të zhdukur në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit tre persona janë raportuar të zhdukur në Kosovë.
Sipas njoftimit nga Policia, në Fushë-Kosovë është zhdukur një vajzë. Për të cilin babai i saj në Polici ka thënë se nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e vajzës. Rast i njëjtë ka ndodhur edhe në Gjakovë, ku një burrë ka raportuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri se ku ndodhet.
Ndërkaq, në fshatin Dobrushë të Istogut është zhdukur një burrë. Ankuesi ka raportuar se axha i tij është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e tij. Policia ka deklaruar se është duke hetuar rastin./21Media 

Back to top button