Juventusi i afrohet Interit, mposht Frosinonen

Gjiganti italian, Juventus i është rikthyer fitores në Serie A, pas barazimit 1:1 në xhiron e fundit me Genoan, duke e mposhtur sot skuadrën e Frosinones.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Benito Stirpe”, Juventusi e ka mposhtur si mysafirë Frosinonen me rezultat të ngushtë 2:1.

Një gol i Kenan Yildiz në minutën e 12’ dhe një i Vlahovic në minutën e 81’ i siguruan Juventusit sot fitoren, kurse golin e nderit te vendasit e shënoi Jaime Baez në minutën e 51’.

Me këtë fitore, Juventusi ngjitet në kuotën e 40 pikëve në vendin e dytë, një larg Interit që zë vendin e parë.

Në anën tjetër, Frosinone renditet e 14-ta me 19 pikë arkëtuara.

Rezultati final, 2:1 në favor të Juventusit.

Back to top button