Jep dorëheqje u.d drejtori i Spitalit të Ferizajt

Ka dhënë dorëheqje Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Spitalit të Ferizajt, Selajdin Sallahu.

Këtë për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar përmes një përgjigje me shkrim, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK).

“Ju konfirmojmë se zëvendësuesi i drejtorit të përgjithshëm në Spitalin e Përgjithshëm të Ferizajt, ka paraqitur dorëheqjen, e cila është aprovuar nga drejtori i përgjithshëm të ShSKUK-së”, ka thënë ShSKUK.

Ndërsa është bërë e ditur se së shpejti drejtori i përgjithshëm do të emërojë një zëvendësues të drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj, deri në procedim të konkursit të rregullt./21Media

Back to top button