Ka vdekur urologu Shefqet Mehmeti

Ka vdekur urologu i njohur Shefqet Mehmeti nga qyteti i Gjilanit.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur dega e Lidhjes Demokratike në Gjilan, të cilët rikujtuan kontributin e jashtëzakonshëm të tij në fushën e mjekësisë.
Më pas familjarët kanë njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot me faljen e namazit të ikindisë, në varrezat e qytetit në Gjilan.
Mehmeti dha kontribut edhe në fushën e trashëgimisë kulturore e kujtesës kolektive, duke qenë intelektuali i parë që themeloi Muzeun personal që lidhet me periudhën e fundit 100 vjeçare të jetës së gjithëmbarshme të Gjilanit./21Media

Back to top button