Kabashi: Ka persona të dënuar për gjuhën e përdorur përmes një postimi në rrjetet sociale

(Lajm i përditësuar)

Kabashi: Ka persona të dënuar për gjuhën e përdorur përmes një postimi në rrjetet sociale

Hulumtuesi i IKD-së Flamur Kabashi në ”Click” të RTV21 tha se sipas monitorimit që e bëjnë në Gjykata shihet se ka persona të dënuar për gjuhën e përdorur në rrjetet sociale.

”Në Gjykata kemi aktakuza aktive dhe persona të dënuar për fat të keq me gjobë për gjuhën e përdorur në rrjete sociale”, tha Kabashi.

Ai tutje ka shtuar se ka aktakuza për kanosje që bëhen përmes një postimi në rrjete sociale.

”Kemi aktakuzë të kansojes, të cilët i kanë kanos thjesht e kanë bërë një postim”, shtoi Kabashi.


Kabashi: Dënimi për veprën penale të vrasjes fillon nga 5 vjet burgim

Hulumtuesi i IKD-së Flamur Kabashi në ”Click” të RTV21 duke komentuar dy rastet e fundit që ndodhën në Kosovë, ku dyshohet se dy gra brenda 4 dite u vranë nga bashkëshortët e tyre, tha dënimi për veprën penale të vrasjes fillon nga 5 vjet burgim deri në atë të përjetshëm.

”Te dy rastet i kemi dy vrasje, rastet e vrasjes fillojnë me u dënu prej 5 vite deri me burgim të përjetshëm. Vrasja e rëndë e parasheh dënimin kapital me burgim të përjetshëm”, tha Kabashi.


Kabashi: Nuk jemi mësuar me dorëheqje të ministrave kur janë paraqitur dukuri të tilla

Hulumtuesi i IKD-së Flamur Kabashi në ”Click” të RTV21 tha se në shoqërin tonë nuk jemi mësuar me aktet e dorëheqjes nga ministrat kur janë paraqitur dukuri të tilla, si rastet e fundit ku u vranë dy gra.

Kabashi duke kritikuar Ministrin e Drejtësisë, tha se ”Nuk kam pritur dorëheqje”.


Kabashi: Ministria e Drejtësisë ka dështuar, deklaratat e ministres janë largim nga përgjegjësia

Hulumtuesi i IKD-së Flamur Kabashi në ”Click” të RTV21 tha se deklaratat e Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut pas vrasjes së djeshme në Pejë, më shumë ta jep pshtypjen si largim i përgjegjësisë nga vetja.

”Me deklarata të tilla të ministres dhe krerëve tjerë institucional të jepet përshtypja se dëshirojnë ta largojnë përgjegjësin nga vetja. Dëshirojnë që komplet vëmendjen dhe dështimin dhe paraqitjen e këtyre dukurive ta kthejnë te dështimi i sistetmi gjyqësor dhe aj prokurorial”, tha Kabashi.

Ai tutje ka shtuar se Ministria e Drejtësisë ka dështuar sa i përket trajtimit të rasteve, duke i përmendur disa raste kur janë shkelur urdhërat mbrojtës.

”Ministria e Drejtësisë ka dështuar sepse tashmë ka një ligj në fuqi që flet për urdhërat mbrojtës për personat që kanë probleme familjare i shqiptohet një urdhër mbrojtës, gruas prej burrit dhe aj urdhër mbrojtës për ta kontrolluar se mos po shkelet i kanë para parë do hallka dhe prej shumë kohë më herët mbi një vit që e ka ligjin në fuqi dhe hallkat nuk janë, vendimi nuk është bazuar në tërsi. Vrasja e gruas në spital nga burri i saj ka ndodhur si mungesë e hallkës”, tha Kabashi.


”Të lutem avokate le të del nga burgu po du me u pajtu” avokatja tregon se shumë gra tërhiqen

Avokatja Emira Gavazaj-Gashi në ”Click” të RTV21 tha se ka gra që pasi e paraqesin rastin e dhunës familjare, pas një dite i kërkohet të tërhiqet.

”Shumë gra i paraqesin rastet dhe ndodh që nesër ose pasnesër kërkon të tërhiqet, duke mu lutur, të lutem avokate le të del nga burgu po du me u pajtu”, tha Gavazaj-Gashi.


Gavazaj-Gashi: Mendimi patriarkal është ende në thelbin e shoqërisë sonë, në mentalitetin tonë

Avokatja Emira Gavazaj-Gashi në ”Click” të RTV21 tha se ende në mesin e shoqërisë sonë ekziston çështja e mendimit patriarkal, për çka tha se duhet të fillojë nga gjeneza e kësaj për t’i parandaluar rastet e shumta të dhunë familjare.

”Çështja e mendimit patriarkal është ende këtu në thelbin e shoqërisë sonë në mentalitetin tonë. Këtu është krejt esenca nëse flasim se si duhet të parandalojmë dhe si ti ndryshojmë duhet të nisemi nga atu ku është gjeneza. Gjeneza është  pikërisht këtu duhet të largohemi nga këto bindje, dhe bindja fillon nga vet personi nga familja”, tha Gavazaj-Gashi.


Kabashi: Nuk pajtohem me etiketimin se burrat po vrasin gra

Hulumtuesi i IKD-së Flamur Kabashi në ”Click” të RTV21 tha se nuk pajtohet me etiketimin se ”burrat po vrasin gra”.

”Me etiketimin se burrat po vrasin gra thjeshte nuk pajtohem me këtë etiketim të tillë, edhe pse kemi statistikat që flasin për një gjendje të tillë, secili rast ka rrethanat dhe specifikat e veta, fenomeni duhet të trajtohet se si ka ndodh. Padyshim se nuk e mohoj se kemi shumica 80% të rasteve burrat vrasin gratë”, tha Kabashi.


‘Ideja e komandimit nga burri karshi gruas”, Gavazaj-Gashi: Ende nuk trajtohemi barabartë

Avokatja Emira Gavazaj-Gashi në ”Click” të RTV21 duke folur për rastet që ajo i trajton sa i përket dhunës familjare, tha se shihet ende që gruaja trajtohet si ”pronë e burrit”.

”Ende nuk trajtohemi si qenije e barabartë, edhe arsyet bazë kur i dëgjon më vemendje, kanë me qenë aty tek ideja e komandimit tek burri karshi gruas”, tha Gavazaj-Gashi.

Ajo tutje ka shtuar se ”Jemi ende në fazën ku konsiderohemi si pronë dhe si grua që nuk duhet të marrë pjesë në vendim marrje në familje”.


Vetëdijesimi i grave, Gavazaj-Gashi: Gratë e raportojnë më shumë dhunën familjare

Avokatja Emira Gavazaj-Gashi në ”Click” të RTV21 tha se shumica e rasteve të raportimit të dhunës familjare bëhet nga gratë.

Gavazaj-Gashi u shpreh se ka një vedije më të madhe te gratë sa i përket raportimit të dhunës,”Numri i tyre është më i shfaqur”.

”Në shumicën e rasteve janë femnat ato që e paraqesin dhunën familjare”, tha avokatja./21Media

Back to top button