Kacafyetja në Postën e Kosovës, arrestohet një person

 

Policia e Kosovës ka arrestuar personin e dyshuar V.T, pasi i njëjti ka sulmuar një person zyrtar në Postën e Kosovës.

Lajmin për rtv21.tv e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se “sot rreth orës 09:30 kemi pranuar informatën për një mosmarrveshje që ka ndodhur brenda objektit të Postës së Kosovës. Hetuesit policor në koordinim të ngushtë me prokurorinë përkatëse kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme lidhur me rastin në fjalë, përfshirë këtu edhe arrestimin e personit të dyshuar. Rasti është hapur sulm ndaj personit zyrtar Me urdhër të prokurorit personi i dyshuar V. T është dërguar në qendrën e mbajtjes“./21Media

Back to top button