Kaçanik : Ndërron jetë 17 vjeçarja në aksident trafiku

Nga përplasja vajza ka marr lëndime vdekje prurëse

Sot rreth orës 12:50 minuta, në fshatin Kaçanik i Vjetër, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku, si pasojë e të cilit ka ndërruar jetë 17 vjeçarja F.T., nga fshati Begracë.

Rasti ka ndodhur në rrugën lokale, Kaçanik i Vjetër – Begracë.

Sipas raporteve nga vendi i ngjarjes, policia njoftoi se ngasësi i veturës me targa lokale,  F.H.  19 vjeç. Si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë, vetura ka dalë nga rruga dhe është përplasur në një lis dhe në gurë.

Pas trajtimit në Shërbimin Urgjent të Spitalit të Ferizajt, ngasësi (i dyshuari), me urdhër të Prokurorit është dërguar në mbajtje  48 orë,  ndërsa trupi i pa jetë  është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion./21Media

Back to top button