Kadriaj: Qeveria s’po merr masa për fuqizimin e prodhimit vendor

Ekonomisti, Mustafë Kadriaj deklaroi se është shqetësuese që Qeveria nuk është duke ndërmarrë asnjë veprim për situatën e rëndë të krijuar me rritjen e çmimeve si pasojë e inflacionit.
Ai sonte në emisionin debatues “Click” në RTV21 u shpreh se Qeveria duhet të veprojë në mënyrë që ta fuqizojë prodhimin vendor dhe të ulet importi.
“Përderisa Qeveria lavdërohet se i ka tejkaluar të hyrat doganore, ato të hyra doganore nuk janë përmes eksportit, por importi. Importi e dëmton prodhimin vendor”, tha Kadriaj./21Media

Back to top button