Kaloni te përmbajtja kryesore

Kadrijaj: Po dështon zgjedhja e kryeparlamentares, po dështon Albin Kurti

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj deklaroi se kryeministri në detyrë, zëvendëskryeministrat e ministrat i kanë uzurpuar institucionet.

Pas dështimit të herë të 29-të për konstituim të kuvendit, ajo tha se nuk ka angazhim për zgjidhjen e ngërçit politik.

“Po dështon zgjedhja e kryeparlamentares, po dështon Albin Kurti. Ne nuk po shohim ndonjë zgjedhje, nuk po shohim që ka ndonjë angazhim të kësaj qeverie për zgjidhjen e këtij ngërçi politik që është formuar. Nuk ka interes sepse sot në sallë ishte kryeministri në detyrë, ishin ministrat. Paradite janë deputetë, pasdite janë kryeministra, janë ministra, janë zëvendëskryeministra, të cilët e kanë uzurpuar edhe institucionin e Kosovës – Qeverinë e Kosovës, por po ashtu e kanë uzurpuar edhe Kuvendin e Kosovës duke mos tentuar dhe duke mos i siguruar shumicën e thjesht për kalimin e kryeparlamentares të propozuar nga kjo qeveri”, deklaroi ajo.

Edhe vazhdimi i njëzetenëntë i seancës konstituive të legjislaturës ka dështuar për shkak të mungesës së kuorumit të komisionit për votimin e fshehtë. 53 deputetë kanë votuar pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button