Kafeneja “Diana” në Londër, pas 25 vitesh, pronari i kafenesë e kujton atë

Abdul Daoud kujtoi ditën e parë kur princesha tashmë e ndjerë Diana ka vizituar kafenenë e tij. Kur ai i ka shërbyer asaj me një filxhan kapuçino, i janë dridhur duart.
Muret e brendshme të kësaj kafeneje, e cila që atëherë e kësaj dite mban emrin e princeshës Diana, janë të mbushura me fotografi të saj, ku ajo shihet duke qeshur.
Tani 25 vite pas vdekjes së Dianës, vizitorë të shumtë vazhdojnë ta vizitojnë këtë kafene, duke i kushtuar respekt asaj.
Pronari Daoud u shpreh se sa herë që hap derën e kafenesë, i kujtohet Diana. Ai ndihet sikur ajo jeton me të. Daoud tha se ajo i mungon shumë.
Ai po ashtu u shpreh se shpesh e kujton atë kur ia bënte me dorë, kur e përshëndeste. Kjo ishte pjesë e jetës së tij, u shpreh ai.
Pronari Aoud ka një dëshirë për këtë lokal. Ai deklaroi se dëshiron ta mbajë atë sa më gjatë të jetë e mundur, të punojë në të. Ai tha se do të ishte i lumtur poqëse i biri apo e bija të vazhdojnë ta mbajnë kafenenë, për të ruajtur kujtimin për Dianën.
Kath Gill është fanse e princeshës Dajana. Ajo tha se atje në kafene ka kudo fotografi të saj dhe ndihet mirë.
E bija e Kath, Cooney, u shpreh se kur ka vdekur Diana, ajo nuk ka qenë e lindur, por edhe pse nuk e ka parë, ka dëgjuar shumë për të.
Cooney ka përfunduar me këtë se Diana e dhe pas kaq vite vdekjeje vazhdon të çmohet si ikonë./21Media

Back to top button