Kafka 36 milionë vjeçare në Peru

 
Kafka e një gjitari që ka jetuar në det në Peru miliona vite më parë, u prezantua për herë të parë në Muzeun e Historisë së Natyrës në Universitetin Kombëtar në San Markos.
Zbulimi i kësaj kafke gjigande, e cila ka gjatësinë 1.35 metra, dhëmbët në të cilën duket se nuk janë dëmtuar, u bë vitin e kaluar nga një ekip studiuesish të drejtuar nga palentologu Mario Urbina.
Kafka u gjet në shkretirën Ocucaje, dhe ajo ishte e një gjitari arkaik të para 36 miliona vitesh, ka sqaruar palentologu Rodolfo Salas-Gismondi. Ai ka thënë se kafka është në gjendje të mirë, dhe kjo ia mundëson të kuptojnë më shumë për gjitarët që kanë jetuar në dete në Peru në të kaluarën.
Është llogaritur se gjatësia e këtij gjitari ka mundur të arrijë 12 deri në 13 metra, që e bën grabitqarin më të gjatë detar.
Për këtë zbulim ka folur edhe palentologu Mario Urbina, i cili ka thënë se kafka nuk është studiuar aq shumë. Sipas tij, janë në dijeni që një skelet i ngjashëm me të është në ekspozitë në Paris, por se nuk e di nëse ka edhe të tjerë të këtij lloji në botë.
Sipas të dhënave, gjitarët e parë si Basilosaurus, nga Toka u zhvilluan në ujë si gjitarë para 55 miliona vitesh.
Në periudhën në mes 56 e 34 miliona vitesh më parë, gjitarët u adaptuan terësisht në jetën e marinës.
Shkretira Okukahe në Peru është e pasur me fosile, thonë shkencëtarët. Atje, ata sigurojnë të dhëna për jetën që është zhvilluar para 42 miliona vitesh.
Në mesin e fosileve të tjera të gjetura atje është edhe skeleti i balenës katër këmbëshe, të dëlfinëve, peshkaqenëve e llojeve të tjera nga periudha në mes 23 e 25 miliona vitesh më parë./21Media

Back to top button