Kamberi: Nuk më ndalni me presione, kërcënime dhe shantazhe

 
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë Shaip Kamberi, ka njoftuar se Prokuroria Speciale në Nish ka propozuar ngritjen e aktakuzës ndaj tij për “tejkalim të apropriacioneve të buxhetit” gjatë kohës sa ka ushtruar detyrën e kryetarit të Bujanocit më 2018 dhe 2019.
Kamberi në një postim në Facebook ka shkruar se s’mund ta ndalin me presione, kërcënime e shantazhe.
Sipas tij, është interesante se si “në shtetin ku lidhjet e mafisë dhe krimit të organizuar me pushtetin po bëhen përditshmëri, Prokuroria Speciale merret vetëm me mua për një praktikë që ekziston dhe realizohet në shumë Komuna të Serbisë”.
Kmberi tutje ka shtuar se kjo tregon se nuk po trajtohet puna e tijsi kryetar i Bujanocit, por si opozitar në Kuvendin e Serbisë. “Këtë hall ka regjimi i Vuçiqit. Nuk e ka hall korrupsionin. Madje halli i tij është pse s’jam i korruptuar. Duke qenë autoritar, ai e ka hall kundërshtimin tim. Pamundësinë që e ka parë këto vite sa jam deputet për të më heshtur dhe nënshtruar”, ka shkruar Kamberi në Facebook.
Në fund Kamberi ka shtuar se një gjë të tillë e ka pritur dhe për këtë nuk ndihet i befasuar, teksa shtoi se “do të ishte e palogjikshme që ky pushtet autoritar të ndalet me kaq”./21Media

Back to top button