Kamberi sërish në garë për një ulëse në kuvend të Serbisë

Sot për herën e katërt do të mbahen zgjedhjet në komunë të Preshevës.
Kreytari i koalicionit i Shqiptarëve të Luginës, Shaip Kamberi nuk ka arritur që të marrë ulëse në Kuvendin e Serbisë muajin e kaluar.
Por, zgjedhjet në Tërnoc do të mbahen sërish sot, pas ankesës së Kryetarit të koalicionit të Shqiptarëve të Luginës, Shaip Kamberi.
Për portalin rtv21.tv ditë më parë lajmin e ka konfirmuar vet Kamberi, i cili është shprehur se Gjykata Administrative ka vendosur në favor të tyre.
Për Kamberin përkrahje kanë ofruar edhe liderë partiakë e institucionesh në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut.
Ai ishte deputet në legjislaturën e fundit./21Media

Back to top button