154 raste aktive me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë njofton se aktualisht në Kosovë janë 154 raste aktive me koronavirus.

Në 24 orët e fundit është vërejtur rritje e numrit të rasteve me Covid-19. Sipas raportit të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, nga 275 testime të realizuara në 24 orët e fundit, 43 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Pas rritjes së rasteve me Covid-19 në Kosovë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) dhe Ministria e Shëndetësisëu kanë bërë apel qytetarëve që të bartin maskat dhe të vaksinohen.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.312, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga koronavirusi kanë vdekur 3,139 persona./21Media
Back to top button