Projekti ka kushtuar rreth 200 mijë euro

Projekti ka kushtuar rreth 200 mijë euro

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi sot mori pjesë në përurimin e projektit “Ndërtimi i tereneve sportive dhe rekreacionit në Kamenicë” te shkollat e mesme të kësaj komune, projekt ky që financohet nga MMPH dhe ka kushtuar rreth 200 mijë euro.

Pas prerjes së shiritit, Ministri Matoshi u shpreh se në mesin e shumë projekteve që MMPH po realizon në Kamenicë, është edhe ky i rregullimit të tereneve sportive për nxënësit në këtë qytet.

“Është një kompleks sportiv që ka qenë i ndërtuar në vitit e 80-ta dhe pastaj shumë i dëmtuar por që mjaftë i rëndësishëm për fëmijët, nxënësit, të rinjët, për zhvillimin e sportit në këtë komunë”, tha Matoshi.

Nga ana tjetër, siç bëhet e ditur në komunikatën e ministrisë, drejtorët e shkollave të mesme të Kamenicës, Selami Rexhepi e Qamil Qehaja, këtë projekt e vlerësuan si mjaft të rëndësishëm për fëmijët dhe sportin në përgjithësi si dhe falënderuan Matoshin për angazhimin e tij për Kamenicën./21Media