Kanali që po merr jetë, kërkohet mbyllja ose rrethimi i kanalit Ibër Lepenc

Banorët e fshatit Barilevë të Prishtinës kanë kërkuar mbylljen ose rrethimin e kanalit Ibër Lepenc, ku ditë më parë, në një pjesë tjetër të tij në Vushtrri, një fëmijë katër vjeçar humbi jetën. Por, Ndërmarrja Ibër Lepenc, përgjegjëse për këtë kanal, thotë se kërkesa e qytetarëve është e parealizueshme, marr parasysh gjatësinë e lumit dhe nevojës për ujë për një pjesë të Kosovës.

Të shqetësuar me ngjarjen tragjike që ndodhi në fshatin Akrashicë të Vushtrrisë, banorët e një fshati tjetër përgjatë kanalit, në Barilevë të Prishtinës, kanë kërkuarë mbylljen e tij. Ahmet Januzi, baor i këtij fshati thotë se një rast të ngjashëm me atë të mbytjes së fëmijës katër vjeçar në Vushtrri ka ndodhur kohë më parë edhe në Barilevë.

“Rrezik është për fmi, për t’gjithë që nuk pe thurrin mas pari veç në fshatin Barilevë kemi pasë më duket 5 viktima dhe kush përgjegjësi nuk ka marrë për ta, kemi pasë një rast të vetmin djalë e ka pasë këtu dhe ka shku, edhe as shteti as komuna nuk u interesu me ba thurrjen, ma shumë janë interesu me qitë ndërprerësa nëpër rrugë se sa me thurrë kanalin e Ibër Lepencit…”, tha Ahmet Januzi, qytetar.

Përfaqësuesi i fshatit Mustafë Shala, thotë se kanë bërë kërkesë që të rrethohet kanali i Ibër Lepencit por, sipas tij, deri më tani askush nuk ka ndërmarrë asgjë.

“Kemi ba kërkesë si bashkësi lokale me mbyllë ose me rrethekue…t’frikësum gjithsesi se ma i freskët ke rasti i 4 vjeçarit edhe këta të tjerët kanë qenë në atë moshë janë fëmijë ata pa vetëdije munden me ra, ne kemi formu kemi ba kërkesën si bashkësi lokale mirëpo nuk është ndërmarrë asgjë në atë drejtime dhe kërkojmë sikur kjo pjesa prapa meje me u ba gjithkund për hirë të fëmijëve”, deklaroi Mustafë Shala, Kryetar i Bashkësisë Lokale, Barilevë.

Por, Ndërmarrja Ibër Lepenc, thotë se kërkesat e banorëve janë  të parealizueshme. Kryeshefi Ekzekutiv i kësaj ndërmarrjeje, Faruk Mujku, tha për RTV21, se është e pamundur të ndërtohen barriera për rreth kanalit, për shkak të gjatësisë së lumit.

“Gjatë ndërtimit të kanalit shtëpitë kanë qenë larg qindra metra, kohëve të fundit e sidomos pas luftës së 99, kemi një fenomen i cili nuk është i mirë fenomeni i ndërtimit e besa uzurpimi i pronës së Ibër Lepencit, dhe ndërtimi i shtëpive afër lumit gjë që bënë rrezikimin e familjeve në këtë rast edhe fëmijëve…ky kanal kërkon mirëmbajtje, pastrim dhe meremetim të përhershëm pra ku duhet t’përdoren makineri e randë pra nuk mund të bëhet rrethimi i kanalit sepse përdoret nga vet qytetarët na këna tentu edhe me rrethu ma përpara por pas 1 jave 10 ditëve ato rrethojat janë shkatërru…është e pamundshme në total kemi diku 49 km kanal kryesor, dhe me kanale anësore 160km, dmth është e pamundshme rrethimi i 160 km kanal në të dy anët faktikisht nuk ka logjikë sepse vet specifika nuk e lejon, mirëpo në pjesë ku ka pak ma shumë shtëpi ku ka ma shumë njerëz kemi tentu të bëjmë rrethimë të tillat të cilat nuk ishin efikase…”, tha Faruk Mujku- Kryeshef Ekzekutiv, “Ibër Lepenc”

Kanali IbërLepenci” është ndërtuar në vitin 1967, me qëllim të furnizimit me ujë të Termocentralit Koosva A dhe B si dhe ndërmarrjen Ferronikeli. Gjithashtu po ky kanal ka ndihmuar edhe me furnizim me ujë të fabrikave të ujit të pijshëm si dhe për ujitjen e tokës përreth kanalit./21Media

Back to top button