Kanye West bën kërkesë në gjykatë për të ndryshuar emrin

Reperi amerikan, Kanye West ka dorëzuar në gjykatë të gjitha dokumentet e nevojshme për të ndryshuar emrin dhe tashmë dëshiron që të gjithë t’i drejtohen me “Ye”.
Reperi bëri të ditur se arsyet pse dëshiron ta ndryshojë emrin janë personale dhe e gjithë kjo vjen tre vjet pasi i njëjti kishte bërë një postim në Twitter duke treguar se do të ndryshojë emrin, pasi lansoi një album të titulluar “Ye”.
“Besoj se “Ye” është fjala më e përdorur në Bibël dhe se kuptimi i saj është “Ti”, pra unë jam “Ju”, unë jam “ne”. Filloi nga “Kanye” që nënkupton “një dhe i vetmi”, përfundoi me “Ye”, që është asgjë më shumë se refleks i të mirës sonë, i të keqës sonë, i asaj për të cilën jemi konfuz dhe i gjithçkaje”, tha Kanye.
Ye, është duke punuar në realizimin e një albumi tjetër, të cilin e emërtoi sipas emrit të nënës së tij “Donda”.
Ai gjithashtu, është në mes të një divorci me Kim Kardashian dhe ka bërë të ditur se do t’i hyjë sërish garës për president në vitin 2024, pasi mblodhi 60,000 vota kur garoi në vitin 2020./21Media

Back to top button