Kanye West do të kandidojë për president të ShBA-ve në vitin 2024

Reperi amerikan, Kanye West ka deklaruar synimin e tij për të kandiduar për President të SHBA-ve në vitin 2024.
Reperi, i cili është “zhytur” në një polemikë antisemitiste, shpalli fushatën e tij për President të SHBA-ve në vitin 2020.
Ai nuk ishte në gjendje të mposhte partitë Demokratike dhe Republikane, por duket se nuk është dorëzuar.
Ai bëri fushatë si kandidat i pavarur kundër Joe Biden, i cili fitoi zgjedhjet presidenciale në SHBA në 2020, dhe Donald Trump, i cili gjithashtu ka deklaruar synimin e tij për të kandiduar përsëri për president në vitin 2024 pas humbjes së zgjedhjeve./21Media

Back to top button