Kapen barna të kontrabanduara me vlerë 20 mijë euro

Njësitet Antikontrabande të Doganës së Kosovës, kanë zbuluar 6858 paketime të barnave të ndryshme të kontrabanduara nga shtetet fqinje Serbi dhe Shqipëri.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Dogana e Kosovës përmes një njoftimi ku bëhet e ditur se vlera e këtyre barnave arrinë 20,000.00 Euro.
“Dogana e Kosovës pas pranimit të informatës nga qytetarët për prezencën e barnave pa banderola, kanë kryer një kontroll në një barnatore dhe kanë zbuluar të fshehura 6,858 paketime të barnave të ndryshme me banderola të shteteve të huaja (Serbi dhe Shqipëri), të cilat janë kontrabanduar në Kosovë. Vlera e këtij malli llogaritet të jetë rreth 20,000.00 Euro.
Malli i kontrabanduar është sekuestruar dhe ndaj palës janë inicuar procedurat kundërvajtëse.
Dogana e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe inkurajon denoncimin e rasteve të ngjashme për të luftuar kontrabandën dhe për të mbrojtur tregun dhe shëndetin publik në vend”, ka shkruar Dogana e Kosovës në “Facebook”./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?