Kapen mbi 2000 kg cigare dhe duhan i grirë i kontrabanduar

 

Dogana e Kosovës sot ka organizuar një aksion ku është sekuestruar një sasi e konsiderueshme e cigareve dhe duhanit të grirë të kontrabanduar.

Njësit e Doganës sot në Mitrovicën veriore kanë kryer një kontroll në një depo të dyshuar për mallra të kontrabanduara. Gjatë kontrollit janë gjetur sasi të konsiderueshme të këtyre dy produkteve të cilat dyshohet se janë futur të kontrabanduara.

Njësitet antikontrbandë kanë bërë konfiskimin e duhanit dhe cigareve derisa sipas urdhrit të Prokurorisë themelore në Mitrovice dhe nën udhëheqjen e tyre është duke u intervistuar pronari. Sasia e konfiskuar sot është 2100 kilogramë cigare dhe 200 kilogramë duhan i grirë.

Back to top button