6 viktima nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

 

Ministria e Shëndetësisë së maqedonisë së Veriut  ka informuar se janë regjistruar 43 raste të reja me Covid-19 nga gjithsej 3007 teste të realizuar në gjithë vendin. Më shumë të infektuar janë regjistruar në Shkup. Instituti për Shëndet Publik ka evidentuar 48 pacientë të shëruar nga koronavirusi, ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 6 pacientë.

Vetëm 2 nga pacientët kanë humbur jetën në kushte shtëpiake, ndërsa katër të tjerët në spital.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 155.345 raste, prej të cilëve 148.846 janë shëruar, kurse 5.429 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 1.070 raste aktive me virusin korona./TV21

Back to top button