Kaloni te përmbajtja kryesore

Kapet me substanca narkotike në kufi, arrestohet një shtetas i Maqedonisë së Veriut

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është arrestuar në Pikën e Kalimit Kufitar në Kullë të Pejës, pasi gjatë kontrollit në veturën që po e drejtonte, Policia e Kosovës ka gjetur substanca të dyshuara narkotike.

Sipas raportit policor, janë sekuestruar 20.4 gramë marihuanë të ndara në qese plastike, 1.5 gramë fara të dyshimta kanabisi, tre grindera, një peshore e vogël elektronike, shtatë qese plastike të zbrazëta dhe një pako me letra rizle.

PKK. Kulla / 19.06.2025 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari shtetas i Maqedonisë Veriore (RMV-së), pasi gjatë kontrollit në veturën të cilën ishte duke e drejtuar, i janë gjetur dhe konfiskuar nëpër qese plastike substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 20.4-gramë, fara të dyshimta të kanabisit 1.5 gramë, 3-grindera, një peshore e vogël elektronike, 7-qese të vogla zbrazëta dhe një pako me letra-rizle. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit nga njësitet e DHTN-së Pejë, është dërguar në mbajtje“, thuhet në raport.

Hetimet për rastin janë ende në vazhdim.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button